Meta: 2016 kulmi i reformës në drejtësi dhe gjelbërimi i Shqipërisë me kanabis

Meta: 2016 kulmi i reformës në drejtësi dhe gjelbërimi i

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në intervistën për emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se ne 2016 reforma ne drejtesi u perdor nga Rama si presion ndaj gjyqtareve dhe prokuroreve, duke kujtuar se ky vit ishte  edhe kulmi i kultivimit te kanabisit. 

Sonila Meço: Nëse kalojmë në një kushtetutë të re dhe me reformë të re edhe vullneti politik do të jetë i ri. Boll me vullnete politike bllokuese. Kush i vonoi institucionet?

Ilir Meta: Unë kam qenë në dy zyrat më të larta të shtetit gjatë gjithë kësaj periudhe, gjatë gjithë këtyre pesë viteve që kemi bërë reformën. Se reforma nuk është tre vite. Reforma filloi dy vite përpara. Çfarë ishte? Presion ishte: mbi prokurorët, mbi gjyqtarët. Le të mos harrojmë që në vitin 2016, kur ishte kulmi i reformës, ishte edhe kulmi i gjelbërimit të Shqipërisë me kanabis apo jo? Apo jo? 

. Unë kam qenë kryetar i Kuvendit dhe kam ardhur në këtë zyrë, president. Kush ka marrë një iniciativë për të respektuar afatet kushtetuese dhe ka kërkuar ndihmën e kryetarit të Kuvendit, apo ndihmën e kryetarit të Kuvendit të Republikës. Si shpjegohet që të gjitha përpjekjet e ish-kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për të ngritur KED në janar të 2017 dhe përpjekja si president duke dërguar edhe letra zyrtare me delegacionin europian, Euralius dhe çdo gjë. Si shpjegohet që të gjitha këto përpjekje nuk kanë gjetur një vullnet nga të gjithë aktorët e tjerë në mënyrë që KED të ishte bërë në 2017 edhe në 2018 dhe ne sot mund të kishim një vend vakant, në Kushtetuese, por nuk mund të ishim pa asnjë anëtar të saj, që ajo zonja që është i ka mbaruar mandati që para disa kohësh.



EMISIONET