Lionel Messi ka përshkruar fitoren dramatike të Argjentinës 2-1 ndaj Nigerisë në Kupën e Botës 2018 si një lehtësim të madh nga makthet e ditëve të fundit.

"Ne kemi vuajtur shumë, ishte një situatë e vështirë. Ishte një lirim i madh dhe lehtësim për të gjithë ne. Ne kemi parë çdo lojë të Francës. Ne kemi parë çdo ndeshje të Kupës së Botës. Franca është një skuadër shumë e mirë me lojtarë të kualifikuar, lojtarë shumë të shpejtë që mund ti bëjnë shumë keq kundërshtarit"-deklaroi ylli i Barcelonës në konferencën për shtyp pas ndeshjes me afrikanët.

Messi ishte autor i golit të parë në atë fitore 2-1 përballë Nigerisë. Pas kësaj fitoreje, Argjentina ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që në raundin tjetër të Kupës së Botës, atë të 1/16-ave do të gjej Francën e drejtuar nga Didier Deschamps.

/Ora News.tv/