Messi emocionon publikun, Barcelona mposht Bocan për trofeun "Gamper"

Messi emocionon publikun, Barcelona mposht Bocan për trofeun

Barcelona po tregon se sezoni i ardhshëm do të jetë skuadra për tu mposhtur në La Liga dhe jo vetëm. 

Ata kanë mundur me rezultat të pastër 3-0 kampionin e Argjentinës, Boca Juniors, në një ndeshje miqësore, para të cilës kapiteni i ri i kësaj skuadre, Lionel Messi mbajti një fjalim shumë emocional.

"Messi tha se ndihet shumë i lumtur që është kapiten i një ekip kaq të mrekullueshëm siç është Barcelona". Pas këtij fjalimi, Barcelona arriti të shënojë dy herë.

Fillimisht ishte Malcom që shënoi për Barcelonën në minutën e 18, ndërkohë që për dyfishim të rezultatit u kujdes Lionel Messi që shënoi në minutën e 39-të.

Goli i Rafinha në minutën e 69-të vulosi rezultatin final të takimit. Pas kësaj fitoreje, Barcelona fitoi dhe trofeun sublem "Gamper".


EMISIONET