Mesjetë në Kukës, fshatarët i rikthehen parmendës

Mesjetë në Kukës, fshatarët i rikthehen parmendës

Në fshatrat e Kukësit, fermerët i janë rikthyer parmendës teksa po përgatiten për mbjelljet e pranverës.

Ata thonë se kostoja e lartë e makinerive dhe dhe pamundësia ekonomike i detyron ti rikthehen mënyra të së shkuarës

Banor: "Ky komunitet këtu, jemi në vështirësi të mëdha sepse makineria këtu nuk futet. Çdo gjë bëhet me forcë krahu. Forca e krahut ka rënë, shumica nuk jetojnë në fshat, kanë dalë në emigracion, kështuqë po punojmë ne pleqtë pak, sa mundemi. Në një dynym tokë, shkojnë 150 mijë lekë shpenzime, i merr a s'i merr 70 mijë lekë."

Edhe ata që kanë mundësinë të përdorin mekanikën bujqësore, ankohen se nuk marrin përfitimet e pritura nga toka e mbjellë.

Banor: "Unë kam 100 dynym dhe 10 lopë e s'kam nevojë për shtetin fare pastaj"

Fermerët janë kritikë me autoritetet për cilësinë e farës që blejnë në treg dhe mungesën e subvencioneve në zonën më të varfër të vendit

Banor: "Farërat që shiten në Kukës janë drithë që e nxirosin, e paketojnë dhe...jepja katundarit."

Kostoja e lartë dhe humbjet me prodhimet i ka bërë banorët e fshatrave të Kukësit që të mbjellin kryesisht vetem foragjerë për të siguruar të paktën ushqimin e bagëtive.  Bujqësia është një prej sektorëve kryesor të rritjes ekonomike të vendit, por këto pamje tregojnë se në shumë zona të vendit ajo ka mbetur si në mesjete

EMISIONET