Meshkujt e burgosur hyjnë me dhunë në seksionin e femrave, i japin pilula kundër shtatzanisë

Disa meshkuj të burgosur kanë hyrë me dhunë në seksionin e burgut të femrave.

Femrave të burgosura është zbuluar se iu  janë dhënë pilula, e përdorur për të parandaluar shtatzëninë pas seksit të pambrojtur.

Departamenti i Drejtësisë ka zbuluar se pilulat iu ofruan dhjetëra të burgosurve femra brenda burgut rajonal të Greenough, në veri të Perthit, pas një sulmi prej 12 orësh.

Kjo është përkundër faktit se gratë thanë se nuk ishin sulmuar seksualisht pasi burrat hynë në seksionin e tyre të burgut.

Ngjarja u regjistrua muajin e kaluar.

Sekretari i WA Prison Officers Union nuk pranoi të tregonte se ku ndodhi sulmi seksual.

"Nëse keni një situatë, një trazirë që zgjat 10 deri në 12 orë në një burg të mbuluar nga errësira ku ka femra edhe meshkuj, une mendoj se imagjinata e gjithëkujt mund të mendojë se kanë ndodhur gjëra,"-tha ai.

Gjatë trazirave një e burgosur kontaktoi me Seven News, duke përdorur një telefon zyre dhe tha:"Disa nga vajzat janë të frikësuara, sepse janë një grup i tërë burrash me sjellje agresive që ecin përreth. Ata u ngjitën në çati dhe hynë në seksionin e vajzave dhe thyen të gjitha dritaret e gjithçka. Po përpiqen të hedhin tulla në dritare dhe ti vënë flakën shtretërve."

Një i burgosur mashkull pastaj ndërpreu thirrjen telefonike dhe u përpoq të justifikonte veprimin, duke pretenduar se hynë në seksionin e grave për t'i mbrojtur ata.

Ngjarja kaotike, ku 10 të burgosur u larguan nga burgu, ishte arratisja më e madhe në historinë e Australisë Perëndimore.

Të dhjetë të burgosurit janë kapur dhe tani po ballafaqohen me akuza shtesë.

EMISIONET