Mesha në kishën katolike, ndër të paktat aktivitete për Shën Terezën

Mesha në kishën katolike, ndër të paktat aktivitete për

Besimtarët e krishterë në të gjithë botën festojnë 2 vjetorin e Shënjtërimit të Nënë Terezes dhe përkujtojnë 21 vjetorin e ndarjes nga jeta të humanistes shqiptare. Megjithatë në atdheun e saj, përveç meshës së Kishës Katolike, nuk kishte asnjë aktivitet në nder të misionares së bamirësisë edhe pse administrata shtetërore e kishte një ditë pushimi.

 “Unë jam një laps i vogël në duart e Zotit, i cili po dërgon letra dashurie nëpër botë”.Dy vite më parë në meshën e mbajtur në sheshin e “Shën Pietros” në Vatikan me mbi 100 mijë besimtarë, Papa Françesku shpalli shënjtërimin e humaniste shqiptare “Nënë Tereza”.

Shërbesat e të varfërve në të gjithë botën dhe 21 vjetorin e vdekjes së saj e kanë përkujtuar besimtarët e krishterë.

Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.

"Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri!"

Por në këtë dy përvjetor, atdheu i saj e përkujtoi vetëm me disa statuse në rrjetet sociale, por pa organizuar asnjë aktivitet në nder të misionares shqiptare.

E vetmja që mbajti meshë për bamirësen ishte Kisha Katolike dhe misionarët e “Nënë Terezës” në Tiranë.

Por ashtu siç shprehej edhe vetë humanistja shqiptare, njerëzit nuk duhen gjykuar por duhen dashur, edhe misionarët që ajo la në vendlindje për të vijuar punën bamirëse shprehen se  “Nënë Tereza” nuk ka nevojë për publicitet, ajo kujtohet në zemrat e të gjithë botës.

Motër Maria: Ta doni njëri-tjetrin siç na ka dashur Kruishti ne, kjo është dhe dëshira e Nënës që nuk ka pasur qejf publicitetin. Me rëndësi është ta duam njëri-tjetrin, por ta duam me vepra jo me fjalë.

Në vitin 1979, Nënë Tereza i kapërceu edhe kufijtë e fesë, aq sa u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen, “Për sherbimin në mes të të varfërve më të varfër”.

EMISIONET