Mesha në kishë kthehet në breshëri plumbash, shënjestër pastori

Mesha në kishë kthehet në breshëri plumbash,

Një predikues mbijetoi mrekullisht pas një sulmi të armatosur gjatë një shërbese në një kishë në Brazil.

Weslei Souza, 30 vjeç, hapi zjarr brenda tempullit në Mogi das Cruzes, në shtetin e Sao Paulos, të dielën mbrëma, thanë autoritetet, teksa shërbesa po transmetohej direkt në mediat sociale.

Souza mund të shihet me qetësi duke qëlluar me armë, ndërsa në shënjestër kishte pastorin Adilio Carloto da Silva, i cili ishte ulur pas altarit.

Dhjetëra shikues dëshmuan për përpjekjen e pastorit të tmerruar për të shmangur plumbat e qëlluar në drejtimin e tij.

Da Silva mbijetoi mrekullisht, megjithëse u godit dy herë nga plumbat dhe pasi iu nënshtrua operacionit emergjent. Ai raportohet të jetë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Souza besohet se hyri në ndërtesë për të vjedhur kishën.

Por policia e hodhi poshtë këtë pretendim si 'jo bindës', sepse ai duket se ka në shënjestër pastorin.

Vetëm pastori u plagos në sulmin.

EMISIONET