Mesfushori skocez hedh "në erë" merkaton e Liverpool-it

Mesfushori skocez hedh "në erë" merkaton e Liverpool-it

Pavarësisht se ka firmosur me futbollistë si Xherdan Shaqiri, Naby Keita, Fabinho dhe Alisson Becker, skuadra e Liverpoolit nuk është akoma e denjë për të luftuar për titullin kampion të Premier League. I këtij mendimi është ish-mesfushori i "The Reds" Charlie Adam që në një intervistë për "The Night Night Club" ka hedhur "në erë" 170 milion funtet e shpenzuara nga drejtuesit e kuq.

Sipas tij ata kanë nevojë për një mbrojtës tjetër qendre për të sfiduar kampionët në fuqi Manchester City-n.

"Liverpooli është një ose dy lojtarë larg nga titulli.  Klopp ka shtuar cilësinë e skuadrës, dhe unë ende mendoj se ka nevojë edhe për një tjetër mesfushor dhe një mbrojtës të fortë në qendër. Ata kanë firmosur me Shaqirin, një zëvendësues mjaft i mirë nëse Mohamed Salah ka nevojë për një pushim. Daniel Sturridge duhet të kthehet përsëri nëse ai qëndron, ai mund të përshtatet edhe në atë skuadër.

 "Situata e portierit ishte një problem i madh për ta sezonin e kaluar. Ai e ka parë atë problem dhe duket sikur e ka plotësuar atë boshllëk. Firma me Alisson Becker do të sjellë rreth 6-8 pikë më shumë nga sezoni i shkuar. Ai sjell freski dhe mbush me besim grupin."-analizon Adam.

Sezonin e shkuar Liverpool kaloi një formë mjaft të mirë, duke arritur deri në finalen e Champions League, të humbur me shifrat 3-1 ndaj Realit të Madridit dhe duke u rënditur e dyta në kampionat, pas shpatullave të Manchester Cityt. Në të tilla kushte tifozët presin më shumë nga skuadra e drejtuar nga Jurgen Kloop, me teknikun gjerman që do të tentojë të kurorëzojë në trofe vitin e tij të dytë në tokën angleze.

EMISIONET