Mesfushori i Milanit i bindur: Nuk jemi Lecce, e mundim Juventusin

Mesfushori i Milanit i bindur: Nuk jemi Lecce, e mundim Juventusin

Sezonin e shkuar ishte një nga talentet më të spikatur në Serie A.

Fitoi Kupën e Afrikës me kombëtaren e Algjerisë duke luajtur titullar, por transferimi tek Milani nuk ka shkuar në pritshmërit e Ismail Bennacer. Afrikani në një intervistë për mediat italiane ka folur rreth situatës së kuqezinjëve dhe idhullin e tij, Andrea Pirlon.

“Inspirohem nga Iniesta dhe Verrati, i shikoj shumë lëvizjet e tyre. Kur luante Pirlo isha shumë i vogël dhe nuk kam pasur shumë mundësi për ta parë. E di qa ka qenë një nga më të mëdhenjtë dhe Zvonimir Boban ma kujton gjithnjë.

Më thotë: "Shiko si luante Pirlo, nuk ishte i shpejtë por e dinte para të tjerëve se ku do të shkonte topi dhe se ku ishin shokët. Pozicionimi i tij ishte perfekt”. Tani e studioj nëpërmjet videove. Ndeshja me Juventus? Juventusi është Juventusi, por dhe ne jemi Milani, jo Lecce. Nëse Lecce dhe Juventusi barazuan, ne mund të fitojmë. Mjafton të kemi shpirtin e duhur”, u shpreh Bennacer.

EMISIONET