Mesazhi i Nënë Terezës, nga Florian Vlashi në Spanjë

Mesazhi i Nënë Terezës, nga Florian Vlashi në Spanjë

Shënjtërimi i Nënë Terezës është celebruar në Koruna, Spanjë, nga artisti i njohur, muzikanti  Florian Vlashi, me një koncert kushuar patriotes së tij të titulluar “Mesazhi i Nënë Terezës”, organizuar  kete fundjave në Katedralen Santiago de Compostela. Grupi Instrumental Siglo XX, drejtuar nga Vlashi, interpretuan pjesë nga “Shtatë fjalët e fundit të Jezu Krishtit “, kompozuar nga Joseph Haydn.

Koncerti i organizuar nga Katedralja Santiago de Compuesta ne  bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në  Madrid, vec pjeseve instrumentale përmblidhte  tekste të shkruara nga Nënë Tereza të lexuara  Don Elisardo Temperán Villaverde. “Janë fragmente që më kishin mbetur në mënd dhe në një mënyre apo në një tjetër ndikuan në formimin tim”, thotë Vlashi, me nje karriere brilante ne Spanje, Anetar Nderi i Albanian Excellence. Tingujt e tij virtuale  dhe orkestra e krijuar nga ai, krijuan nje atmosfere hyjnore ne kete Katedrale, ku kishin ardhur shume njerez ne nderim te shenjtores shqiptare e nderuar kete here nga shqiptari Florian Vlashi.

Me poshte po botojme pjese nga intervista  e Florian Vlashit me gazetaren Ángela F. Novo, botuar ne gazeten La Opinión

-Si lindi ideja per te organizuar nje koncert dedikuar shenjterimit te Nene Terezes?

Shënjtërimi i Nënë Terezës në Vatikan, është një ngjarje me një rëndësi të jashtëzakonshme, përtej besimeve fetare apo shteteve. Nënë Tereza është një humaniste në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale dhe figura si ajo janë shumë të nevojshme në momentet e krizave të vlerave njerëzore. Ajo erdhi nga një vend si Shqipëria, që është shëmbull shumë i

-Çfare do te veçoje tek figura e Nene Terezes?mirë i bashkëjetesës së tre besimeve. Nga ana tjetër, në planin personal, unë si shqiptar, ndjehem shumë krenar për këtë grua shqiptare me emrin Gonxhe Bojaxhi, çmimi Nobel i Paqes, e cila u kthye në një ikonë e Mëshirës dhe e Paqes. Aeroporti i vendit tim mban emrin e saj. Me duket një simbol i bukur që nga Aeroporti Madre Tereza nisen avionë në të katër anët e botës, si lajmëtare biblike. Po ashtu,  mbërritja në Tiranë “Mirësevini në aeroportin   “Nënë Tereza”, tingëllon mjaft bukur, tingëllon si një përqafim.

Titulli i koncertit është “Mesazhi i Nënë Terezës”, por unë nuk jam në gjëndje ta formuloj këtë mesazh. Çdo përcaktim do të ishte i pjesshëm. Fjalë që më shumë do t’i afrohej mesazhit të saj, do të ishte dashuri. Ajo thoshte një frazë që më duket një filozofi e tërë,  “Dashuro deri në dhembje”.  Pas një fraze si kjo është më mirë të mos thuash asgjë. Vetëm mendo në heshtje. E njoh jetën e saj, kam lexuar mjaft nga librat e saj, të cilët i kam “keqtrajtuar” nga shënimet me laps. Por, më vjen keq për një gjë, që kurrë nuk e kam takuar personalisht, megjithëse kam ardhur shpesh tek qyteti im që nga fundi i viteve ’80. Më kujtohet një nga ditët, duke ecur në shëtitoren e bregdetit, rastisa përballë shtëpisë së murgeshave, kur më ndalon tek këmbët një makinë e  bardhë. Tek sedilja e pasme ishte ulur Nënë Tereza. Asnjë fjalë, asnjë përshëndetje, asnjë buzëqeshje. Ishte veç një takim shikimi jo më shumë sesa një sekond. Kjo ishte e gjitha. Kanë kaluar 27 vjet nga ai sekond.

-Si u realizua ky koncert?

Falenderoj shumë mbështetjen e Katedralës së Santiago de Compostela dhe Ambasadën e Shqipërisë në Madrid dhe mbi të gjitha, kolegët e mi muzikantë. Është një koncert i vogël, me muzikë dhome, një koncert pothuajse intim, por i realizuar me shumë pasión. Siç e këshillonte Nënë Tereeza, “Duhet të bësh gjëra të zakonshme me dashuri të jashtëzakonshme”.

Jam i sigurte se është shumë e vështirë të gjesh një vend më të bukur, më magjik dhe më emblematik se sa Katedralja e Santiago de Compostela. Është ideja që në koncert të asistojnë pelegrinë nga e gjithë bota dhe kjo është prekesë. -Pse ke zgjedhur Katedralen e Santiagos për këtë koncert? Dhe pse pikerisht veprën e Haydn-it “Shtatë Fjalët e fundit të Krishtit në Kryq”?

Pse vepra e Haydn-it?  Në rradhë të parë është një vepër madhore, një perfeksion absolut dhe i mrekullueshëm, siç e ka përcaktuar dhe Manuel de Falla. Kjo vepër u kompozua para 230 vitesh si porosi nga një prift spanjoll nga Cadiz. Përpara çdo kohe ka një tekst ku flitet rreth një moment nga Bibla. Në këtë rast, kemi zgjedhur tekstet nga librat e Nënë Terezës. Për shëmbull, tek Sonata  IV “ O zoti im ! Përse më ke braktisur?” një fragment nga teksti i Nënë Terezës është “ka shumë njerez në botë që vdesin për një copë bukë, por ka akoma më shumë që vdesim veç për pak dashuri”. Pastaj vazhdon muzika që të bën të mendosh me këto fjalë.

-Si i zgjodhet tekstet që do lexoje Don Elisardo Temperán?

Përzgjedhja e teksteve ishte shumë personale. Une mora librat e saj që kam në biblioteke, lexova ato pjesë që kisha nënvizuar me laps dhe kaq me mjaftoi. Janë fragmente që më kanë mbetur në mendje dhe, në një mënyre a në një tjetër, kanë ndikuar në formimin tim. Ndoshta disa nga ato janë mjaft  dramatike si vargjet e « Megjithatë» kur ajo thotë :

“Jepi njerëzve më të mirën qe ke dhe do të  godasin,

Por ti jepja njerëzve më të mirën qe ke, megjithatë”

-Cili do të jetë koncerti yt pas këtij?

Koncerti i ardhshem do të jetë në  Portugali më 1 tetor. Eshtë një program për violine solo me titullin “Nga Shqipëria në Galici”, një udhetim muzikor. Të gjithë ne që kemi dale nga vendet tona me nje valixhe e një violine në dore, jemi  në një fare mënyre “muzikante pelegrinë”./ATA/

EMISIONET