Delegacioni i Venecias takon krerët e lartë të shtetit, ja mesazhi i Metës

Delegacioni i Venecias takon krerët e lartë të shtetit, ja

Delegacioni i Komisionit të Venecias ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës për tu njohur me pretendimet e palëve mbi nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.  Të parët që dhanë mendimin e tyre ishin përfaqësuesit e opozitës

Bylykbashi: Parlamenti përpiqet të tërheqë  Komisionin e Venecias dhe Këshillin e Europës në lojën e turpshme për të kapur të gjitha pushtetet.

Gjosha: Në momentet kyce kur qeveria duhej të fokusohej në plotësimin e kushteve për celjen e negociatave merremi me një çështje që është e rëndë edhe për imazhin e vendit.

Delegacioni u ndal më pas në takimin me sekretarin e Përgjithshëm të PS taulant Balla dhe më tej në presidencë ku mësohet se janë dhënë argumentet për dekretin e anulimit të zgjedhjeve vendore në 30 qershor. Pas diskutimene në një deklaratë për mediat kreu i shtetit shprehet se nëse do të ishin respektuar rekomandimet e komisionit të Venecias në të kaluarën, Shqipëria nuk do të ishte kurrë në këtë situatë.

Ndërkaq në takimin me kreun e kuvendit Gramoz Ruçi është diskutuar si për komisionin parlamentar hetimor ndaj presidentit, ashtu dhe për reformën në drejtësi, vettingun ndaj funksionarëve të lartë apo dhe ligjin mbi pronësinë dhe të drejtën e zgjedhësve për të paraqitur një nismë ligjore.

Edhe përfaqësuesit e opozitës së re kanë dhënë mendimin e tyre përsa i përket krizës politike. Ndërsa në kryeministri është diskutuar mbi krizën politike, si dhe mbi situatën e krijuar pas zhdekretimit të 30 qershorit.

EMISIONET