Mesazhi i fundit i Amber Herad dërguar Johnny Depp përpara divorcit

Mesazhi i fundit i Amber Herad dërguar Johnny Depp përpara divorcit

Johnny Depp ka pohuar se Amber Heard i ka dërguar një mesazh të ëmbël për 'dashurinë' e saj ndaj tij para se të përfundonte divorci mes tyre.

55-vjeçari pohoi se ish bashkëshortja i shkroi se të dy kishin 'kontroll' dhe se ajo kishte menduar që aktori kishte bërë kërkesën për divorc.

Sipas dokumenteve të gjykatës të paraqitura në Fairfax County Virxhinia, aktori pretendon se 33-vjeçarja i shkroi: "Bëje këtë ose jo, si ta shikosh të arsyeshme. Ti dhe unë e kemi nën kontroll. Ne e duam njëri-tjetrin. Unë mendova se ti kërkove divorc. Më the se po shkoje dhe më the lamtumirë. Më vjen keq nëse të kam lënduar. Unë nuk kam asgjë tjetër, përveç dashurisë për ty."

Depp mohoi me forcë pretendimet se e ka dhunuar aktoren gjatë kohës që ishin të martuar.

"Kur unë nuk e pranova kërkesën e saj për para, Heard publikisht më akuzoi për dhunë në familje, duke kërkuar dhe marrë një urdhër të përkohshëm kufizues kundër meje, kur u paraqit në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelos, më 27 maj 2016. Ajo shkoi në gjykatë me plagë dhe e prerë në fytyrën, ku pretendoi se erdhi si rezultat i goditjes në fytyrë nga një celular i hedhur nga unë dhe rrahjet e mëtejshme në fytyrë ishin nga një dhunë sipas saj e ushtruar nga unë mbrëmjen e 21 majit 2016,"-thuhet në dokumentet e gjykatës.

Depp pretendoi edhe njëherë se dhuna në familje ishte e pavërtetë dhe sulmi i pretenduar nga Heard ishte shpifje.

EMISIONET