Vdekja e presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri  preku mbarë opinionin publik, por më shumë njerëzit e afërt dhe padyshim familjen e tij.

Në profilin e tij në facebook, djali i të ndjerit, Gramoz Vokrri ka shkruar një mesazh emocionues për babin e tij.

“Të gjithë të njohin si legjendë, por unë të njoh si baba, si njeriun që më mësoi gjëra më rëndësi në jetë: respekt, humanizëm dhe punë. Të kam aq shumë borxh! Pusho në paqe baba legjendar”- shkruan djali i Fadli Vokrrit.

/Ora News.tv/