Mesazhe seksi me femra, jep dorëheqjen ministri

Mesazhe seksi me femra, jep dorëheqjen ministri

Një ministër britanik ka dhënë dorëheqje pasi u rapotua se i kishte dërguar mesazhet seksi dy femrave.

Andrew Griffiths dha dorëheqjen si ministër i biznesit të vogël të premten në mbrëmje për "arsye personale", tha Departamenti për Biznesin, Energjinë dhe Strategjinë Industriale.

Griffiths u zbulua se kishte dërguar 2000 mesazhe eksplicite drejt dy femrave në zonën e tij zgjedhore.

Ai lëshoi një deklaratë duke kërkuar falje për atë që kishte bërë.

47-vjeçari tha: "Unë jam thellësisht i turpëruar për sjelljen time që i ka shkaktuar shqetësime të pallogaritshme gruas e familjes sime, të cilëve u kam borxh gjithçka dhe më vjen turp ndaj kryeministres dhe qeverisë që jam kaq krenar që i kam shërbyer."

Griffiths dorëzoi dorëheqjen në parlament mbrëmjen e së premtes.

Ai tha se do të kërkonte ndihmë profesionale për të trajtuar sjelljen e tij të papranueshme duke dërguar tekste seksi.

"Unë nuk kërkoj të justifikoj sjelljen time dhe do të kërkoj ndihmë profesionale për të siguruar që nuk ndodhi kurrë më,"-shtoi ish-ministri. "Me kalimin e kohës shpresoj të fitoj faljen e të gjithë atyre që më besuan."

Sunday Mirror ishte gazeta që publikoi mesazhet eksplicite të tij.

EMISIONET