Mesazh për azilkërkuesit nga ambasadorja gjermane: Janë kthyer duar bosh!

Mesazh për azilkërkuesit nga ambasadorja gjermane: Janë kthyer

Ambasadorja e Gjermanisë Suzanne Schultz zgjodhi Kukësin si një prej qarqeve me numrin më të lartë të azilkërkuesve në BE për të përcjellë mesazhin e qartë se emigrimi nuk është zgjidhja e problemeve.

Në inaugurimin e qendrës së informacionit për emigrimin dhe të drejtat e njeriut, diplomatja gjermane kërkoi që kjo të shmanget, ndërsa si alternative sugjeroi angazhim dhe punë për t;ia dalë në Shqipëri.

Schultz: Gjermania e konsideron të rëndësishme mbështetjen për qeverinë shqiptare që tu mundësojë qytetarëve të saj kushte të mira jetese dhe perspektivë. ndaj ne kemi zgjedhur si moto ‘Realizohu në Shqipëri’. Në e dime se për grupet vulnerabël kjo është e vështirë. Dhe rruga jashtë vendit duket sikur është alternativë për shumë shqiptarë, por ata po kthehen duar bosh në Shqipëri, duke i rifutur në rrethin vicioz të varfërisë e stigmatizmimit. Ndaj kjo qendër duhet të jete shembull për të shmangur këto rrethana të padëshirueshme

Edhe kryebashkiaku i Kukësit, bashkim Shehu shprehu bindjen se zhvillimi i qytetit do të ndalte largimet.

Shehu: Qytetarëve t’ju themi që nëpërmjet kësaj qendre, të informohen, ndoshta të mësojnë edhe gjermanisht. Më mirë të shkojnë në mënyrë të organizuar se sa të ikin duke rënë pre e trafikimit. 

Qendra Informimit dhe Orientimit për të Drejtat Sociale, Migracionit, Arsimit Profesional dhe Karrierës  do të ofrojë informacion dhe këshillim falas mbi mundësitë për karrierë, punësim dhe arsim profesional brenda dhe jashtë vendit

EMISIONET