Mes turistëve të shpëtuar është i vëllai i 26-vjeçares që u mbyt, po merr trajtim në spital

Mes turistëve të shpëtuar është i vëllai i

Në urgjencën e spitalit të Gramshit aktualisht po merr ndihmën e parë vëllai i 26-vjeçares Desantila Sollaku nga Lushnja që u mbyt në kanionin e Holtës në Gramsh.

20-vjeçari Denis Sollaku u shpëtua nga policia së bashku me të atin 50-vjeçar dhe katër fëmijë që u bllokuan nga rritja e nivelit të ujit.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon krehjen e zonës së kanionit për tu siguruar që nuk ka persona të tjerë që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Gazetarja jonë Edisona Skënderi raporton se turistët që kanë frekuentuar sot kanionin e Holtës kanë qenë të ndarë në dy grupe me 15 dhe 18 persona.

Bllokimi i tyre ka ndodhur për shkak se ata nuk kanë qenë të informuar mbi terrenin e vështirë dhe nivelin e ujit që për shkak të reshjeve të mbrëmjes së shkuar ka qenë shumë më i lartë se zakonisht.

Ata janë futur në brendësi të kanionit ku edhe janë bllokuar nga uji.

EMISIONET