Mes katër të arrestuarve të sotëm (6 shtator) në Shkodër, është dhe Astmer Bilali, ish kampioni i boksi i Vllaznisë.

Gazetari investigativ Artan Hoxha në një intervistë televizive, dhënë mbrëmë për Report.tv tha se Bilali dyshohet se kishte qenë shënjestra e vrasjes së 1 shtatorit, dhe jo Arjan Ferracaku.  

Artan Hoxha: Astmer Bilali është djali i pronarit që ka kuajt. Ai është ish-kampion boksi, është emër i njohur për boksin. Dyshohet se objektivi ishte ky person. Kur janë afruar e kanë parë që viktima nuk ka qënë ai. Prandaj edhe autorët kanë marrë portofolin dhe celularin, që të dukej si grabitje.

Hoxha tha gjithashtu se të dy personat , si Ferracaku ashtu edhe Bilali ishin shumë të ngjashëm fizikisht dhe kishin pasion sportin e hipizmit dhe shpesh herë dilnin bashkë për të kalëruar. Madje edhe kuajt e të dyve ishin thuajse identikë me ndryshime të vogla në ngjyrë dhe në racë.

Artan Hoxha: Arjan Ferracaku ishte duke bërë hipizëm në periferi të Shkodrës me dy të afërm të vet, në distancë 100-200 metra ishin turistë nga Kosova. Në momentin që Ferracaku me dy të tjerët mbi kalë, vijnë breshëritë e kallashit, fillimisht ka goditur në kofshë Ferracakun dhe kalin. Më vonë autorët janë afruar dhe kanë goditur sërish, viktima është goditur me numër të madh predhash, aq shumë saqë i është thyer krahu. Viktima është goditur nga dy, ndërsa në vendngjarje kanë qenë tre persona. Asmer Bilali, është djali i pronarit që ka kuajt. Ai është ish-kampion boksi, është emër i njohur i sportit në Shkodër. Dyshohet se ai mund të përbënte problem për personat që e vranë. Dy nga tre autorët janë të gjatë, dhe të gjithë ishin pa maska. Dëshmitarët kanë pasur frikë që të flasin, pasi ka pasur raste që është dekonspiruar shumë herë hetimi. Njëri nga dëshmitarët i ka njohur autorët sepse siç e thashë ishin pa maska" 

Bilali në vitin 2012 ka qenë boksieri i vetëm nga katër pjesëtarët e tjerë të Shqipërisë, që mundi të kalonte në turin kualifikues të Lojërave Olimpike “Londër 2012”.

Kush janë katër të arrestuarit

Ilir Rustem Bajri, është anëtar i një familjeje të akuzuar nga Partia Demokratike për veprimtari kriminale me mbëshetjen e qeverisë.
Astmer Bilali, rezulton ish kampion boksi me Vllazninë,
Erogen Brajoviç ka qenë anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës si përfaqësues i pakicave.
Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër.

Katër personat u arrestuan dhe një është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit" në Shkodër, ku policia e Shtetit deklaroi sot (6 shtator) goditi grupet kriminale që dyshohen të përfshirë në ngjarjet e rënda të muajve të fundit në kryeqendrën e veriut.

/Ora News.tv/