Fruthi është një sëmundje virale që ka prekur një pjesë të madhe të vendit tonë kohët e fundit. Dr. Alma Hoxha është bërë pjesë e emisionit ‘Diagnozë’ nga Freskida Miloti ku ka treguar faktorët që e shkaktojnë këtë sëmundje, e cila prek më së shumti fëmijët dhe kalon për 10 ditë.

Ekzistojnë disa faza të fruthit, të cilat nisin nga 0-12 ku i sëmuri nuk ka shenja, ndërsa në fazën e dytë ka rrjete të syve, fytit, sekrecione të shumta, përzirje si dhe kollë të thatë.

Faza tjetër është ajo e ekzantemës që fillon nga veshi dhe vazhdon në të gjithë trupin, pa përfshirë duart e shputat e këmbës duke dhënë disa shenja të kuqe.

Pas 4 ditësh ndodh një rrjepje e lëkurës dhe më pas është faza e shërimit që bëhet për 4 ditë. Doktoresha tregoi se të gjithë duhet të marrin masa për sëmundjen e fruthit, duke shpjeguar dhe disa prej faktorëve që e shkaktojnë.

/Ora News.tv/