Merret në pyetje Ylli Manjani

Merret në pyetje Ylli Manjani

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është marrë në pyetje lidhur me hetimet që prokuroria po kryen për abuzimet me tenderat e ministrisë së Drejtësisë.

Mësohet se Manjani ka qëndruar për dy orë në prokurori ditën e djeshme. 

Për abuzimet me tenderat është arrestuar ish-specialisti i IT-së në Ministrinë e Drejtësisë. 

Ndërkohë  Gjykata la në arrest shtëpie ish- Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, si dhe la në detyrim paraqitje për 8 ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me 5 tendera të Ministrisë së Drejtësisë.

Të pandehurit akuzohen se në dy vite, 2016-2017, kanë kryer abuzime dhe shkelje me 5 tendera te Ministria e Drejtësisë duke shkaktuar një dëm të llogaritur në miliona euro.

Për këto abuzime veç 12 zyrtarëve që janë nën hetim dhe për të cilët është dhënë masë sigurie, mësohet se ka nisur verifikimi dhe për dy ish-Ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani. Për dy ish-Ministrat po verifikohet se cili ka qenë roli i tyre në këto 5 tendera abuziv. Abuzimet fillimisht u zbuluan pas auditit të Ministrisë së Financave ku rezultoi se tenderat ishin me probleme financiare.  

EMISIONET