Merren në pyetje punëtorët që rikonstruktuan Katedralen para se ti binte flaka

Merren në pyetje punëtorët që rikonstruktuan Katedralen para

Policia po merr në pyetje punëtorët të cilët po punonin për rinovimin e Katedrales përpara se ajo të shkatërrohej nga zjarri që shpërtheu në monumentin historik në qendër të Parisit mbrëmjen e 15 prillit.

Zyra e prokurorisë ka hapur një hetim për "zjarrvënie të paqëllimshme" duke lënë të kuptohet se shkaqet e zjarrit më shumë kanë qenë aksidentale sesa kriminale.

Pas 15 orëve luftë me flakët zjarrfikësit konfirmuan se flakët janë shuar.

Notre Dame ose Zonja Jonë e Parisit, nisi të ndërtohej në vitin 1163 dhe përfundoi rreth 200 vjet më vonë në 1345-n. Ajo i mbijetoi revolucionit francez, ndërsa së fundmi kishte nisur një restaurim i plotë me një vlerë prej 180 milionë dollarësh. Për shkak të këtij restaurimi një pjesë e veprave të artit ishin nxjerrë për konservim jashtë katedrales.    

Zjarrit i shpëtoi “Kurora e Gjembave te Krishtit” që është një nga reliket më të çmuara të katedrales. Ajo besohet të jetë vendosur në kokën e Jezusit gjatë kryqëzimit të tij. E sjellë fillimisht nga Jerusalemi, ajo iu dha mbretit Luigji i IX në vitin 1238. Ka shpëtuar gjithashtu “tunika e Shën Luigjit”, një veshje religjioze linoje që daton nga shekulli i 13-të e që i përkiste mbretit të vetëm francez të shpallur shenjtor.

Ndërkohë ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e saj dhe deri tani flitet për një shumë prej 500 milionë dollarë.

EMISIONET