Merr zgjidhje 'Emri', Zaev: Me Tsipras kemi gjetur një opsion të pranueshëm për të dy palët

“Kemi gjetur një opsion që mund të jetë i pranueshëm për të dyja palët.” Ka qenë kjo deklarata e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë. Nga Samiti i Sofjes ku ai është pjesëmarrës, Zaev është shprehur se Maqedonia e Greqia mund të gjejnë një zgjidhje e cila do të mbrojë dinjitetin e qytetarëve të të dy vendeve. Më herët, kryeministri maqedonas zhvilloi një takim me homologun e tij grek Alexis Tsipras.

Samiti i Sofjes ka futur në rrugën e zgjidhjes çështjen e mosmarrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për kontestin rreth emrit. Dy kryeministrat Tsipras dhe Zaev kanë rënë dakord për nja nga opsionet e propozuara. Një fakt të tillë e bëri me dije vetë kryeministri maqedonas në një konferencë pas takimit.

"Në takimin e sotëm me kryeministrin Alexis Tsipras, një mik i Maqedonisë, ne ramë dakord së bashku për progresin që është bërë deri më tani në procesin e gjetjes së zgjidhjes për mosmarrëveshjen për emrin. Së bashku me Tsipras, ne kemi vërejtur progresin dhe kemi shikuar mundësitë e mundshme për një zgjidhje kreative që pala maqedonase paraqiti në fazën e fundit të negociatave. Tani ata po ndjekin konsultimet me faktorët politikë relevantë në të dy vendet, "tha Kryeministri Zoran Zaev në fund të samitit në Sofje.

Sipas Zaev, tani e tutje, miqësia mes Maqedonisë dhe Greqisë është edhe më e fortë, sepse është zgjidhur një mosmarrëveshje që forcon dinjitetin dhe identitetin e qytetarëve në të dy vendet.

Zaev shpjegoi se me Tsipras ata konfirmuan të gjitha rezultatet e arritura nga ministrat e jashtëm.

Por, në pyetjen nëse vendimi mund të shtyhet për në vjeshtë, ai tha:

"Zoti na e ndalon, por nëse nuk ka zgjidhje, do të shtyhet. Do të ishte mirë të jetë tani. Nëse jo, do të vazhdojmë. Megjithatë, shpresoj që para samitit të qershorit do të ketë një zgjidhje, "tha Zaev.

Menjëherë pas konferencës për shtyp, Zaev shkoi në Shkup për një takim me Kryeministren britanike Theresa May.

EMISIONET