Merr fund sherri Nora Istrefi- Irkenc Hyka! Sot publikohet dueti që u anulua para një viti

Dueti mes Irkenc Hykës dhe Nora Istrefin që u përfol vitin e kaluar duket se do publikohet sot. Kënga do dalë vetëm me audio dhe tekst në kanalin zyrtar të Irkencit në orën 18:00.

"Tymi i dashnis" quhej projekti për të cilin po punonin vjet artistët, por u publikua pa Norën. Aso kohe, këngëtarja nga Kosova dha një deklaratë ku rrëfeu se nuk i shkonte me personalitetin, as zhanrin. Kjo gjë ngjalli shumë dilema dhe spekulime se ka patur një sherr mes këngëtarëve, të cilët vendosën të anulonin bashkëpunimin.

"Kënga nuk është bërë kurrë për mua që të jetë e anuluar. Në këngën e këngëtarit në fjalë, me ftesën e tij kam provuar të futem në këngë si mysafire dhe në video po ashtu por ishte diçka që nuk i flinte natyres sime, as personalitetit e as zhanrit. Kaq e thjeshtë, provon dicka, e sheh që nuk është për ty dhe tërhiqesh. Se besoj që është krim (qesh)", deklaroi Nora vitin e kaluar.

Duket se ka ndërruar mendje pasi sot ka njoftuar që do të sjellë bashkëpunimin me Irkencin, i cili do titullohet "Tymi i dashnisë 2". Nuk dihet kush apo cfarë ka ndikuar tek Nora që ka vendosur të sjellë duetin e shumëpërfolur.

Ky mund të jetë suksesi i rradhës për Irkencin. Projekti solo që solli vjet këngëtari shqiptar numëron sot mbi 11 milionë klikime në Youtube.

EMISIONET