Merr fund "dilema" Golovin, ylli i Rusisë transferohet aty ku askush se priste

Merr fund "dilema" Golovin, ylli i Rusisë transferohet aty ku

Tashmë kanë marrë fund dilemat në lidhje me lojtarin rus Golovin. Edhe pse e kërkonin shumë klube të mëdha në Europës, si Juventus, Chelsea apo Arsenal, futbollisti, i cili zhvilloi një Botëror të shkëlqyer, u transferua aty ku askush nuk e priste.

Lojtari është zyrtarizuar tek Monaco dhe është blerë për 30 milionë euro, e ndërsa ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me bardhekuqtë.

22-vjeçari Golovin do të zërë vendin e Thomas Lemar, i cili shkoi te Atletico Madrid për 60 milionë euro, ndërsa dy ditë më parë edhe Joao Moutinho u largua nga Monaco, për ta vazhduar karrierën në Premier League me Wolverhampton Wanderers.

EMISIONET