Merkel shkon në Uashington, Pompeo në Bruksel

Merkel shkon në Uashington, Pompeo në Bruksel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka arritur në Uashington, ku pritet që me presidentin amerikan, Donald Trump të bisedojë për marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe për heqjen e tarifave amerikane për çelik dhe alumin.

Merkel pritet të takohet sot me Trumpin në Zyrën Ovale dhe më pas do të kenë një drekë pune.

Nga ana tjetër sekretari i ri i shtetit Mike Pompeo ka nisur një vizitë në Bruksel, e para pas marrjes së detyrës.  Pompeo do të bisedoje me aleatët e NATO-s për “agresionin” rus në Evropë.Ish-drejtori i CIA-s,

Pompeo konsiderohet njeri besnik i presidentit amerikan Donald Trump, me të cilin ndanë pikëpamje të ngjajshme.

EMISIONET