Dy avionë charter të mbushur me azilkërkues do të mbërrijnë nga Gjermania në Itali më datë 9 e 19 tetor duke kthyer pas të gjithë emigrantët të cilët përmes territorit italian kanë hyrë në Europë e më pas në Gjermani duke kërkuar strehim.

Lajmi është bërë i ditur nga Stephan Reichel, kryetari i shoqatës "Matteo", i kishave katolike e protestante që ndihmon azilkërkuesit në Gjermani , i cili në një intervistë për të përditshmen italiane "La Repubblica" informon se të gjithë azilkërkuesve të regjistruar dhe identifikuar fillimisht në Itali dhe që më pas kanë lëvizur drejt Gjermansë  u ka ardhur letra e largimit të detyruar nga territori gjerman, më datat 9 e 19 tetor.

Madje do të udhëtojnë me fluturime speciale charter nga Berlini drejt Romës e Milanos.

Janë të gjithë emigrantë që sipas normativës europiane të Traktatit të Dublinit duhet të jetë vendi i parë ku ata kanë hyrë në Europë, pra Italia e cila merr përgjegjësinë për pranimin ose jo të kërkesës së tyre për azil.

Sipas avokates gjermane, Petra Haubner, e cila asiston azilkërkuesit në Gjermani ,gjatë muajve të fundit ka pasur një përshpejtim të jashtëzakonshëm të procedurave nga ana e autoriteteve gjermane për kthimin pas të emigrantëve të zbarkuar fillimisht në Itali e që ma pas kanë lëvizur drejt Gjermanisë.

"Cdo ditë , thotë ajo të, paktën një azilkërkues apo një familje e tërë largohet nga territori gjerman drejt vendeve ku ata kanë hyrë për herë të parë në Europë. E shumcia e tyre vijnë nga Italia."

Sipas organizatave jo qeveritare lokale gjermane, numri i azilkërkuesve të larguar nga Gjermania është rritur nga 1 %  në fillim të vitit, në 10%.  Shumica e tyre kanë si destinacion Italinë.

Marrëveshja  për zhvendosjen e emigrantëve  e kërkuar nga Minisitri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer dhe e pa firmosur ende nga homologu italian Salvini, nuk ka prodhuar deri më tani asnjë rezultat e me sa duket Gjermania ka vendosur të veprojë në mënyrë autonome.

Ministria e Brendshme italiane informon mediat se nuk kanë asnjë informacion mbi fluturime charter me azilkërkues të programuar për t'u kthyer gjatë javëve të ardhshme nga Gjermania drejt Italisë.

"Por nëse do të jetë e vërtetë, ky fakt mund të sjellë një problem politik e diplomatik mes Italisë e Gjermanisë", informon Ministria e Brendshme italiane.


/Ora News.tv/