Partizani nuk di të ndalet në merkato.

Përmes faqes zyrtare të klubit, "demat" kanë njoftuar arritjen e marrëveshjes me Besard Abdurahimin. Sulmuesi 27 vjeçar i cili vjen nga radhët e Shkëndijës së Tetovës, ka firmosur një kontratë për 1 vit e gjysëm për 15-të herë kampionët e vendit.

Në fjalët e para si "i kuq" Abdurahimi është shprehur:

"Jam i lumtur që tashmë jam pjesë e Partizanit, një klub dhe me emër në kampionatin shqiptar. Drejtuesit më kanë pritur mjaft mirë, po ashtu edhe disa prej miqve të mi kanë luajtur këtu dhe kanë folur shumë për Partizanin dhe tifozerinë e kuqe. Dua të jap më të mirën për të realizuar objektivat e përcaktuara nga klubi."

/Ora News.tv/