Inter nuk di të ndalet në merkato. Drejtuesit zikaltërit thuhet se ka mbyllur marrëveshjen me sulmuesin e Atalantës, Josip Iliçiç.

Sipas "Premium Sport", transferimi do të përfshijë edhe dy të rinj nga skuadra e Interit të Pranverës, ndërsa Iliçiç pritet të nënshkruaj me skuadrën milaneze pas vizitave mjekësore.

Iliçiç iu bashkua Bergamaskëve vitin e shkuar nga Fiorentina, dhe në 40 ndeshje ka gjetur 15 herë rrjetën dhe ka ndërtuar 10 gola për shokët e skuadrës.

Ai do të ishte nënshkrimi i katërt i Inter për sezonin e ardhshëm pas Stefan de Vrij, Lautaro Martinez dhe Kwadwo Asamoah.

/Ora News.tv/