Mërgim Mavraj pranë firmës me gjigandin grek

Mërgim Mavraj pranë firmës me gjigandin grek

E ardhmja e Mërgim Mavraj mund të jetë në Superligën greke. Pasi prishi kontratën që e lidhte me gjermanët e Hamburg, mbrojtësi i kombëtares shqiptare është vënë në lëvizje për të gjetur një skuadër ku mund të vijonte karrierën, çka do të t'i sillte dhe vazhdimësinë në kombëtaren kuqezi.

Sipas asaj që shkruan portali grek "Fës.gr" orët e fundit interesim për mbrojtësin shtatlartë ka shprehur skuadra e Olimpiakosit.

32-vjeçari kosovar, i cili e ka zhvilluar karrierën e tij vetëm në Gjermani, ku ka luajtur edhe për Këln, Greuther Furth, Bochum dhe Darmstadtin, pritet të nis një aventurë jashtë vendin ku u promovua si futbollist.  Interesim për Mavrajn kanë shprehur edhe Hannoveri, Breshia dhe Deportivo La Korunja.





EMISIONET