MEPJ përshëndet marrëveshjen për emrin: Është koha e zgjidhjeve madhore në Rajon

MEPJ përshëndet marrëveshjen për emrin: Është koha

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqiperisë përshëndeti nënshkrimin snë Psarades të marrëveshjes historike për emrin të arritur mes Kryeministrave Tsipras dhe Zaev.

"Nga Prespa piktoreske që bashkon tre popujt dhe vendet tona fqinjë, qytetarët e dy vendeve, të rajonit, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, u bënë dëshmitarë të një faqeje të re të fqinjesisë së mirë dhe bashkëpunimit me kah evropian", thuhet në njoftimin e Ministrise. 

"Kjo është koha e zgjidhjeve madhore në mbarë rajonin tonë, bazuar në vullnetin e përbashkët për stabilizim përfundimtar të hapesirës ku gjendemi me synimin për ta bërë atë pjesë të pandarë të Bashkimit Evropian. Inkurajojmë të dy vendet për përmbylljen e të gjithë hapave për hyrjen në fuqi të marrëveshjes. Kjo marrëveshje i shërben miqësisë, prosperitetit e perspektivës evropiane të dy vendeve dhe qytetarëve të rajonit tonë", mbyll njoftimin ministria e Jashtme. 

EMISIONET