Menduan se 11-vjeçarja ishte shtatzënë, mjekët bëjnë zbulimin e tmerrshëm

Një vajzë 11-vjeçare nga Queensland kishte një masë të madhe në rrijtje në barkun e saj saqë mjekët dyshonin se ishte shtatzënë.

Kur Cherish-Rose Lavelle filloi të humbiste peshë, mamaja e saj Louise e dinte që kishte diçka që nuk shkonte.

Pasi shkoi tek mjeku fillimisht ata dyshuan se ishte shtatzënë por më pas zbuluan një tumor 10 kg në vezoret e saj.

Kanceri është shumë i rrallë për një vajzë në moshën e Cherish-Rose, por për fat të mirë ajo do të behet mirë.

Nënës së saj i duhet që të shesë biznesin dhe kështu mund të kalojë disa muaj për tu kujdesur për vajzën në spital.

Fillishmi Lavelle mendonte se vajza e saj vuante nga çrregullime të të ushqyerit.

“Dua që prindërit e tjerë të jenë të vetëdijshëm, mendova se vuante nga çrregullime të ushqyerit. Ajo paprimtas humbi 14-15 kg dhe unë isha e pafuqishme për ta ndihmuar. Kur më thanë se kishte kancer unë nuk mund ta ndaloja duke qarë. Tani më kanë thënë se është e shërueshme unë jam aq i lehtësuar. Tani jeta ime ka ndryshuar asgjë tjetër ka rëndësi fare,”-tha ajo.

Kimioterapia do të zvogëlojë tumorin shumë shpejt, kështu që  Cherish-Rose mund ti nënshtrohet ndërkryerjes kirurgjikale për ta hequr.

EMISIONET