Kur prindërit e Charlie Stephenson vunë re se ai e kishin njëri sy 'dembel' menduan se kishte nevojë për syze.

Por diagnoza e vërtetë tronditi Tony-n dhe Soelin. Djali i tyre 9-vjeçar u diagnostikua me tumor në tru.

Tumori në tru është i paoperueshëm dhe mjekët paralajmëruar se mund ti kenë mbetur vetëm nëntë muaj jetë.

Gjatë kësaj kohë, tumori do i 'vjedhë' djalit aftësinë për të shikuar dhe komunikuar.

9-vjeçari u diagnostikua me glioma, një tumor shumë agresiv që gjendet në bazën e trurit.

"Ne nuk e menduam kurrë se 'syri dembel' do ishte fatal për jetën e tij,"-tha babai i Charlie, Tony. "Mjekët mendojnë se tre muajt e dunit tumori do i marrë aftësinë për të shikuar, për të komunikuar, për ty vetëushqyer dhe do i ndikojnë në frymëmarrje dhe rrahjet e zemrës."

40-vjeçari tha se familja e tij po përpiqet të mbledhë 125 mijë paund për të ndihmuar në zgjatjen e jetës së Charlie, për ti dhënë dhënë atij më shumë kohë për jetuar kujtime të bukura.


/Ora News.tv/