Mendoi se u rrëmbye dhe fati e ktheu tek prindërit, por zbulon të vërtetën tronditëse

Mendoi se u rrëmbye dhe fati e ktheu tek prindërit, por zbulon të

Një burrë i braktisur në një qendër tregtare kur ishte fëmijë, ka treguar historinë e tij sesi i thanë e kishin rrëmbyer nga krahët e nënës së tij dhe përfundoi në familjen e gabuar.

Historia e Paul Fronczak filloi më 27 prill 1964, një ditë pasi nëna e tij Dora e lindi  në spitalin Michael Reese në Çikago.

Pasi e kishte ushqyer djalin me gji, nëna e vendosi të flinte me foshnjet e tjera në çerdhe.

Të nesërmen në mëngjes, një grua e veshur si një infermiere erdhi në dhomën e Dorës dhe e mori foshnjën Pal për ta ekzaminuar mjekët.

Por ajo asnjëherë nuk u rikthye.

Pasi u kuptua se foshnja u rrëmbye, u bë historia më e bujshme në Çikago.

Policia dhe agjentë të FBI-së u vunë në kërkim të fëmijës por nuk e gjetën.

Dy vite më vonë, një djalë që përputhej me përshkrimin e Paul u gjet në Newark, New Jersey.

Ai ua dha prindërve Dora dhe Chester, dhe FBI mbylli çështjen.

Ndërsa rritej, Paul shtoi dyshimet mbi historinë e tij. Ai punësoi dedektivë privatë dhe gjurmoi familjen nëpërmjet një baze të të dhënave. Në fakt, quhej Jack Rosenthal dhe ishte gjashtë muaj më i madh se sa kishte menduar.

Mendohet se, Rosenthal, dy motrat e tij më të mëdha, vëllai i vogël dhe motra e tij binjake Jill, ishin braktisur nga prindërit.

Tani ai është në kërkim të gjejtjes së djalit të vërtetë të Dorës dhe Chester, si edhe motrës së tij biologjike që rezulton e humbur. Historia e tij do të bëhet film.

EMISIONET