Menaxheri i mbyll derën Realit, Neymar nuk ka klauzolë largimi nga PSG

Menaxheri i mbyll derën Realit, Neymar nuk ka klauzolë largimi nga PSG

Neymar Jr nuk ka klauzolë largimi nga "Parc de Princ".

Është kjo përgjigja e përfaqësuesit ligjor të yllit brazilian të Paris Saint-Germain,  Marcos Motta, që në një intervistë për "Radio Globo"  ka zbuluar se kontrata e brazilianit me klubin francez nuk përmban klauzolë lirimi.

 “Mund t’ju garantojë se në kontratën e Neymarit nuk ka klauzolë për lirimin e tij në tregun e transferimeve”,- ka thënë ai.

Një përgjigje që duket se i ka mbyllur kështu derën presidentit të Realit të Madridit, Fiorentino Perez, me këtë të fundit që ishtë i gatshëm për të bërë çmendurira për ta veshur Neymar me bluzën e mbretërorëve.

25 vjeçari është lojtari më i shtrejtë në historinë e futbollit, pas transferimit të tij nga Barcelona në Paris për një shumë rekord në vlerë 222 milionë euro.        

EMISIONET