Laçi i Migen Memelli ka arritur të marrë "prodhimet" e para. Kurbinasit kanë marrë pikë të plota në dy ndeshje, ndërsa këtë herë "pre" e saj ishte Skënderbeu. Pas fitores 2-0, trajneri i bardhezinjve u shpreh i kënaqur për ecurinë e ekipit.

2 ndeshje 2 fitore në 5 ditë…

Dinim që kishim përballë një skuadër mjaft të mirë me kualitete. E kemi studiuar dhe kemi parë ku e ka forcën kjo skuadër. Kemi filluar me agresivitet. Kërkova të bënin presion në 1/3 e kundërshtarit. Ata janë skuadër shumë e fortë. I kemi krijuar vështirësi në 15 minutat e para ku shënuam golin. Pastaj e tërhoqëm skuadrën. Kishim dhe 1 ndërrim të detyruar. Kam kërkuar që skuadra të jetë mjaft e kujdesshme. Si Aliti dhe Radas godasin mbrapa shpinës. Mbrojtësat e krahut të Skënderbut shtyjnë lart për të krijuar superioritet. Iu kërkova djemve të vrisnim ndeshjen. Dua t’i përgëzoj lojtarët.

Mendoni që mund të pretendoni titullin kampion?

"Ajo që mund të pretendoj unë është që të jemi të përqendruar totalisht. Në momentin e parë që nuk e bëjmë këtë do kemi probleme."

Shënon gjithmonë Shtubina…

"Kemi pak problem në sulm. Shtubina është në momentin i duhur. Mua më pëlqen që golat t’i ndajmë si skuadër. Te ne është lojtari i momentit, besoj do vazhdoj të jetë. Shpresoj që edhe pjesa tjetër të shënoj. Nuk duhet të mbështetemi vetëm te 1 lojtar. Kjo përpjekje është e gabuar."-tha Memelli për "Supersport".



/Ora News.tv/