Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle duket se nuk është mësuar akoma me rregullat e familjes mbretërore. Gjatë daljes së saj publike për ‘RAF centenary’, ajo tregoi se ka mënyrën e saj të të ulurit dhe nuk do ta ndryshojë.

E ulur pranë bashkëshortit, Princ Harry, Meghan mbajti qëndrimin këmbë përmbi këmbë. U kuptua se është gabim pasi të gjitha femrat e familjes i kishin këmbët e ulura dhe pranë njëra-tjetrës. Disa kritikues që mbajnë nën vëzhgim familjen mbretërore e konsideruan si veprim ku nuk tregon respekt. 

Por disa të tjerë kanë thënë se ajo ka krijuar mënyrën e saj të të ulurit dhe nuk do ta ndryshojë pasi e ka bërë disa herë këtë gjë.

/Ora News.tv/