Babai i Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në ceremoninë martesore të së bijës.

Thomas Markle Sr nuk do shkojë në dasmën mbretërore pas akuzave se bashkëpunoni me një agjenci fotografish në Los Anxhelos dhe shiti imazhe të përgatitjeve për ditën e dasmës.

73-vjeçari raportohet gjithashtu se ka pësuar sulm në zemër 6 ditë më parë, raporton The Guardian.

Duke iu përgjigjur raportimeve, Kensington Palace tha: "Ky është një moment shumë i veçantë për zonjën Markle në ditët e para të dasmës së saj. Ajo dhe Princi Harry kërkojnë përsëri mirëkuptim dhe respekt për Markle në këtë situatë të vështirë".

Kensington Palace kishte njoftuar më parë këtë muaj se Markle Sr do të ecte së bashku me vajzën e tij në altarin e e Chapel të Shën Gjergjit në Ëindsor Castle. Markle do të martohet me Princin Harry-n të shtunën para 600 mysafirëve dhe një audiencë televizive ndërkombëtare me miliona njerëz.

Por mesa duket ajo pa shoqërues për në altar. TMZ raporton se z.Markle kishte vendosur të mos shkojë sepse nuk dëshiron ta turpërojë familjen mbretërore ose vajzën e tij.

/Ora News.tv/