Megatek mbështet me investime UBT-në

Megatek mbështet me investime UBT-në

Hipermarketi Megatek ka nënshkruar një marrëveshje 5-vjeçar me Universitetin Bujqësor të Tiranës për të mbështetur me mjete bashkëkohore studion e Arkitekturës dhe Peisazhit.

Presidenti i Megatek u shpreh se mbështetja ndaj arsimit profesional është prioritet i kompanisë.

Dionis Teqja: "Nëpërmjet kësaj marrëveshje e cila është një marrëveshje e 5-vjeçare do të bëjë të mundur mbështjetje cilësore për laboratorët tuaj të Arkitekturës dhe Peisazhit  dhe nevoja të tjera."

Tani studentët e këtij universiteti kanë edhe një mjedis të gjelbër shplodhës falë investimit dhe rindërtimit të lulishtes me sistem vaditje moderne nga ana e Megatek.

Zv. Rektori i UBT-së u shpreh mirënjohës ndaj kompanisë për mbështetjen e dhënë ndër vite.

Bari Musabelliu: "Ne vlerësojmë që ecuria e juaj ka qenë e shkëlqyer dhe bashkëpunimi midis nesh do të jetë i shkëqyer."

Megatek është një nga shembujt më të mirë për modelet moderne të menazhimit, risive në produkte, inovacionit teknologjik që dëshiron ti vendosë në shërbim të të rinjve.

EMISIONET