Mediat spanjolle plasin "bombën", Fiorentino Perez "tallet" me Messi-n e Neymar

Mediat spanjolle plasin "bombën", Fiorentino Perez

Cristiano Ronaldo do të bëhet lojtari më i paguar në botë.

Lojtari më i mirë në botë ka muaj që kërkon nga Real Madrid rritje të pagës, sepse dëshiron që ajo të jetë e barabartë me atë që ai përfaqëson në fushë dhe sipas "Mundo Deportivo" një kërkesë e tillë është miratuar nga Fiorentino Perez.

Numri 1 i "Galaktikëve" mendohet t'i ketë propozuar luzitanit mbylljen e karrierës në "Santiago Bernabeu" duke i dhënë një pagë më të lartë se ajo e Neymar Jr apo e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Me kontratën e re, Ronaldo pritet të marrë 47 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme, duke qënë ai i pari dhe duke kaluar kështu rivalin e tij më të madh, Lionel Messi edhe sa i përket pagës.

Në bazë të renditjes së bërë nga "Marca" në muajin janar, Ronaldo ishte lojtari i gjashtë më i paguar i planetit, me Messi-n në vend të parë, me një pagë prej 45.7 milionë euro në sezon dhe Neymar, 38 milionë euro në sezon.

EMISIONET