Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli është arrestuar nga policia.

Lajmi bëhet i ditur nga Indeksonline, qe thotë se arrestimi i Pacollit është bërë për shkak të mospërfilljes së urdhërit nga një zyrtar shtetëror.

Të njëjtat burime thonë për Indeksonline se Pacolli ka tentuar të futet me dhunë me veturë në një ambient të ndaluar.

Pas kësaj, deputeti i AKR-së është arrestuar nga organet policore dhe po merret ne pyetje. 

/Ora News.tv/