Mediat e huaja i bëjnë jehonë lajmit të thirrjes së Bashës në Prokurori për lobimet

Mediat e huaja i bëjnë jehonë lajmit të thirrjes së

Hetimet e Prokurorisë për lobimin në Amerikë dhe marrja në pyetje e kreut të PD-së, Lulzim Basha ditën e sotme është përcjellë edhe në mediet më prestigjoze ndërkombëtare: “The New York Times”, “VOANews”, "SeattleTimes”, “Wral”, “Fredericksburg”, “KPVI” dhe “The Washington Times”.

Një deklaratë Prokuroria e Tiranës tha: Udhëheqësi i demokratëve, Lulzim Basha dhe tre politikanë të tjerë u pyetën përse partia e tyre nuk kishte deklaruar paratë e shpenzuara në Shtetet e Bashkuara.

Basha mohoi thyerjen e ligjeve, duke thënë se përgjigjet nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani "dëshmojnë se Partia Demokratike dhe udhëheqësit e saj nuk kanë shkelur ndonjë ligj",- shkruan "The New York Times".

Risjellim në vëmendje se dyshimet janë se PD ka shpenzuar rreth 650,000 dollarë të padeklaruara në formularin e KQZ-së, gjatë zgjedhjeve parlamentare të dy viteve më parë.

Por këto akuza janë hedhur poshtë nga demokratët.

Ishte “Mother Jones”, ajo që në një shkrim të publikuar kohë më parë ka pohuar se demokratët kanë marrë fonde sekrete nga burimet ruse duke përdorur një lobist amerikan, Nick Muzin, i cili ishte paguar nga një kompani e lidhur me Rusinë e quajtur Biniatta Trade.

Lexo më shumë: 

"Lobimi", Basha 90 minuta në Prokurori: PD nuk ka shkelur asnjë ligj

EMISIONET