Intervista e sulmuesit Kristal Abazaj për RTV Ora News nuk kaloi pa vëmendjen në media. Kështu, përveç mediave shqiptare, kjo intervistë është botuar edhe nga mediat belge.

Portali i njohur belg "Voetbalprimeur.BE" ka zbardhur intervistën e RTV Ora News me futbollistin ndërkombëtar shqiptar. Ish-lojtari i Anderlechtit, i cili u transferua në futbollin kroat te Osijek pak ditë më parë ka tërhequr vëmendjen e këtij vendi. Abazaj u shpreh se vendosi të transferohej në kampionatin kroat për disa arsyeje, ku arsyeja kryesore ishte mungesa e minutave me Anderlecht.

22 vjeçari u bashku me Osijekun në formulën e huazimit për një vit, me opsion blerjen e kartonit nga klubi kroat. Abazaj zbuloi se ishte tepër e vështirë për të që të largohej nga Anderlecht, pasi ishte klubi i tij që dëshironte t'i gjente skuadrën e tij të ardhshme. Për sulmuesin e kombëtares shqiptare kishte interes nga disa skuadra, por ai zgjodhi Kroacinë për të vijuar karrierën.

Impakti i tij ishte i menjëhershëm, me Abazaj që shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 që Osijek mori në shtëpi ndaj Istra.


/Ora News.tv/