Meço reagon për çdekretimin e datës së zgjedhjeve: Duhet të rikthehemi në tryezën e dialogut

Meço reagon për çdekretimin e datës së zgjedhjeve:

Gazetarja Sonila Meço e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi vendimin e Presidnetit të Republikës Ilir Meta, për çdekretimin e datës së zgjedhjeve vendore.

Meço u shpreh se ky vendim sjell nevojën për uljen në tryezën e bisedimit të krerëve të partive më të mëdha politike.

Sonila Meço: Çdekretimi ndodh për herë të parë. Është një nismë e ndërmarrë nga vetë Presidenti i Republikës. Tashmë duhet të ketë një nevojë për rikthimin në tryezën e bisedimit. 

Në momentin që është çdekretuar data e zgjedhjeve, zgjedhje nuk mund të ketë. Të zhvillosh zgjedhje pa një dekret nga presidenti do të thotë që jemi në puç institucional.

Ky vendim i Presidentit nuk është mirëpritur nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh nga Berati se do të ketë zgjedhje në 30 qershor, sepse zgjedhjet nuk janë as të Presidentit dhe as të partive politike.


EMISIONET