Meço debate me Vasilin: Padrejtësinë e shtetit e kam "provuar në kurriz"

Meço debate me Vasilin: Padrejtësinë e shtetit e kam

Gazetarja Sonila Meço e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u përfshi në debate me regjisorin Laert Vasili, duke theksuar se qytetarët  duhet të solidarizohen me banorët e Astirit.

Pjesë nga debati: 

Meço: Sot nuk ngrihemi për këta njerëz që kanë të drejtën e tyre, nesër do na vijnë ne në derë, kush do të ngrihet për ne.

Guri: Kur të vjen mortaja tek dera e shtëpisë ngrihen. Jo duhet të ngrihesh kur godet.

Meço: E kam provuar edhe unë në "kurriz" çdo të thotë të të shpronësojnë nga vendi i punës dhe të të ngrenë pa ligj dhe pa rregulla. E di që për ne nuk u ngrit njeri.

Vasili: Po të favorizohet i paligjshmi në kurriz të të ligjshmit, është të favorizosh të pandershmit në kurriz të të ndershme. Pronarëve të tokës u kanë paguar qira këtyre njerëzve?

Meço: Nuk ka pronarë.

Vasili: Nuk mund të shkosh tek shtëpia e tjetrit dhe t'i zënësh tokën.

Meço: Ke vendime pafund gjykatash ndërkombëtare që thonë se në momentin që ka kaluar një numër vitesh dhe banesa e tij është kthyer në referencë jetësore, automatikisht është prona e tij.

 

EMISIONET