Më thuaj shputën e këmbës, të të them çfarë tipi je dhe çfarë këpucësh të veshësh

Më thuaj shputën e këmbës, të të them

E dije? Jo të gjitha këmbët janë njësoj, format e shputave të këmbëve kategorizohen në tri lloje: greke, romake, ose egjiptiane.

Ndryshimin e bëjnë gishti i dytë dhe i tretë, në krahasim me gjatësinë e gishtit të madh të këmbës, shkruan tgcom.it

Kush ka gishtin e dytë më të gjatë se gishti i madh i këmbës ka 'këmbën greke'

Kush ka gishtin e dytë dhe të tretë të këmbës në të njëjtën gjatësi me gishtin e madh, ka 'këmbë romake'.

Kush ka gishtin e madh të këmbës më të gjatë dhe të tjerët më të shkurtër, ka 'këmbë egjiptiane'.

Sipas të apasionuarve pas podomancisë (arti i 'leximit të këmbës'), ka një marrëdhënie fikse mes ekstremiteteve më të largëta të trupit dhe karakterit të njeriut: sigurisht që forma e këmbës duhet patur parasysh për zgjedhjen e këpucëve, në mënyrë që të mos pësojmë lëndime.

Emrat me të cilët janë cilësuar shputat e këmbëve sipas kategorive, nuk kanë të bëjnë me origjinën tonë, emrat janë huazuar sipas mënyrës së ndërtimit të anijeve nga ana e grekëve, romakëve dhe egjiptianëve në kohët e lashta.

Nëse njohim formën e këmbës, mund të dimë se cilat këpucë janë më të përshtatshme për ne.

Këmba Greke, me gishtin e dytë dhe të tretë më të gjatë se gishti i madh, konsiderohet si këmba më e bukur estetikisht, apo ndryshe 'këmbë modeleje'.

Ky  model lejon të veshësh, pa vuajtje, çdo lloj këpuce, përfshirë edhe ato me majë të theksuar dhe taka të larta, pasi gishtat mund të përshtaten fare mirë, pa u shtypur me njëra tjetrën.

Sipas podomancisë, personat me këtë lloj këmbe janë ambiciozë dhe me aftësi të spikatura për të drejtuar: gishtat e gjatë pas gishtit të madh tregojnë ama, që nganjëherë e gjitha kjo mund të kalojë në prepotencë, një anë e karakterit që duhet ta mbani gjithnjë nën kontroll.

Këmba Egjiptiane është më e përhapura në Europë, ku gishti i madh është më i gjati dhe gishtat e tjerë janë më të shkurtër regresivisht deri tek i vogli.

Kush ka këtë lloj këmbe mund të hasë vështirësi në disa lloj këpucësh, ndaj këshillohet të zgjidhet një model që garanton hapësirë për gishtin e madh të këmbës, në mënyrë që të shmangen lëndimet dhe dhimbjet.

Këpuca 'e duhur' për këtë lloj këmbe duhet të jetë e lirshme, zakonisht me majë të rrumbullakët, por edhe sandalet e hapura të cilat lejojnë gishtat të lëvizin lirshëm.

Personat me këmbën egjiptiane zakonisht janë njerëz realistë, racionalë dhe kreativë dhe me dashuri për natyrën.

Këmba Romake (apo latine) ka një formë më të gjerë, me gishtat e dytë dhe të tretë në gjatësinë e gishtit të madh.

Kush ka këtë lloj këmbe bën mirë të evitojë këpucët apo sandalet shumëtë ngushta që kanë tendencën të shtyjnë gishtin e madh drejt gishtit të dytë, pasi kjo çon në deformimin e gishtit të madh.

Do ishte ideale të vishnit sandale të hapura apo këpucë me materiale fleksibile që të përshtaten me këmbën dhe të marrin formën e tyre.

Këmba romake, sipas podomancisë, fsheh karaktere shumë të rezervuara dhe me ambicie. Njerëzit që kanë këtë lloj këmbe janë efiçentë, pragmatistë dhe të gjithë anshëm.

EMISIONET