Më të mirët e pianos

Më të mirët e pianos

Në mesin e një bote të zhytur në teknologji ka oaze që krijojnë fëmijët dhe muzika pianistike në këtë Festival që ka mbërritur në vitin e tij të 23-të.

Damiani është pianisti më i ri që luan sonte në finale. Është 8 vjeç dhe ka një kompozitor të preferuar shqiptar, Tonin Harapi. Pranë vetes ka mësuesen po edhe nënën, aktorja Mirela Naska.

Përgjatë tri ditëve me dhjetra fëmijë nga gjithë shkollat e muzikës nëpër Shqipëri, konkurrojnë dhe vlerësohen nga një juri ndërkombëtare, anëtarët e së cilës vijnë rregullisht për të sjellë më të rejat nga përvojat e mësimdhënies pianistike.

Heribert Koch: Shumë talente, shumë fëmijë të përkushtuar, të përkushtuar ndaj punës. Është bukur t'i dëgjosh. gjej rastin t'i përshëndes. Vetëm disa do të vlerësohen me çmime por secili prej tyre është fitues.

Nadia Lasserson: Duhet nderuar mësimdhënia e shkëlqyer këtu në Shqipëri. Prandaj fëmijët kanë këtë nivel. Nuk duhet t'i harroni mësuesit. Edhe ta punojnë shumë.

Mësuesit shohin rezultatin e tyre sot tek Orenci, Nikola, Joeli, e të tjerë që vlerësohen me çmimet "Bethoven", "Lola Gjoka", "Filippo Trevizan", "Çesk Zadeja".

Shoqata Evropiane  e Mësuesve të Pianos e themeluar nga Karola Grindea në Londër 40 vjet më parë, është bërë një mundësi e mirë për gjithë fëmijët e talentuar, sidomos për ata që e zgjedhin si profesion jete dhe ndjekin karrierat brenda dhe jashtë Shqipërisë.

EMISIONET