VIDEO/ Zhvillohet ceremonia e hapjes së Ambasadës së SHBA në Jeruzalem

VIDEO/ Zhvillohet ceremonia e hapjes së Ambasadës së SHBA në

Ndërkohë që dhjetra palistanezë janë vrarë në protestë, zyrtarët amerikanë dhe izraelitë ndodhen në ceremoninë e inagurimit të ambasadës së re të SHBA në Jeruzalem. Vendimi i Donald Trump për të lëvizur misionin diplomatik nga Tel Avivi erdhi dhjetorin e kaluar.

"Sot ne i japim Izraelit të drejtën që i japim çdo populli tjetër, të drejtën për të caktuar kryeqytetin e saj,"-tha ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman, përpara një auditori që përfshinte kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu, vajzën e presidentit amerikan, Ivanka Trump dhe bashkëshorin e saj Jared Kushner.

Trump iu është drejtuar të pranishmëve në ceremoninë e së hënës përmes një video konference.

Ndërkohë që zhvillohet ceremonia e hapjesë së ambasadës së SHBA, rreth 35.000 palestinezë po marrin pjesë në 12 protesta.

Duke e cilësuar protestën "Marshi i Kthimit të Madh", ata janë përkushtuar zyrtarisht për kthimin e palestinezëve në atdheun e tyre dhe dënojnë me forcë vendimin për hapjen e ambasadës.

Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe aleatët e tjerë të Ëashington kritikuan vendimin e Trump, që solli një valë trazirash, duke thënë se do të sillte destabilizim të mëtejshëm në rajon.

Ministria palestineze e Shëndetësisë thotë se 37 vetë janë vrarë nga forcat izraelite gjatë demonstratave që po zhvillohen.


EMISIONET