I ka munguar publikut shkodran dhe atij shqiptar, ashtu siç i ka munguar edhe atij vete skena dhe duartrokitjet e magjia e saj

Por  sa herë kthehet në vendlindje, heq mallin dhe mundohet të vijë me  surpriza. Kështu ka bërë edhe këtë herë, aktori i njohur Shkodran Ymer  Bala, i cili prezantoj librin e tij të parë “Me skenën, pa skenën”.  Eshtë një pasqyrë apo rrëfim i tij mbi jetën artistike  dhe personale, të cilin miqtë dhe bashkëpunëtorët në skenë dhe në jetë,  ja sollën përmes këtyre përjetimeve.

Aktori  Bala zgjodhi të dalë jashtë skenarit, duke ardhur ndryshe në rrëfimin e  tij për  librin. La fjalë dhe mori kitarën, e përmes vargjeve të mallit, ashtu  siç ka bërë shpesh në Amerikën e largët, e bëri edhe këtë herë përpara  njerezve të tij.

Braktisja e Shqipërisë në vitin 1997 dhe  lënia ne mes e karrieres është pengu më i madh i artisti,  i cili edhe në libër tregon se këtë vendim u detyrua ta marrë i  sfodrcuar, për një jetë më të mirë, larg trazirave për fëmijet e tij.  Bala e nisi karrierën në  teatrin “Migjeni” në vitin 1968 ku spikati në shumë role. 4 vite më parë spektatori e ripa të ngjitet në skenë me  dramën “Gjaku i Arberit”, në ditëlindjen e 65-të te teatrit. 



/Ora News.tv/