Më shumë se një dekadë me këngëtarin, Nicole Kidman zbulon sekretin e martesës së lumtur

Më shumë se një dekadë me këngëtarin, Nicole

Aktorja e njohur, Nicole Kidman ka zbuluar sekretin e një martese të lumtur. Ajo ka më shumë se një dekadë që shijon dashurinë me këngëtarin Keith Urban.

Ylli i “Big Little Lies” ka zbuluar se celësi i një marrëdhënie të mirë është vendosja e kufijve në shtëpi.

“Sigurisht që punoj shumë, por kur jam në shtëpi, heq dorë nga angazhimet e tjera. Keith dhe unë jemi shumë mirë pasi largohemi nga jeta e punës dhe qëndrojmë në qetësi absolute”, tregoi Nicole në një intervistë.

Më pas shpjegoi se sigurohen që të mos e lënë karrierën që të futet në jetën familjare.

"Ne jemi shumë të rreptë me kufijtë e asaj dhe rregullat në shtëpinë tonë. Dikur përdorja një zyrë në shtëpinë time dhe tani e kam hequr. Mendoj se është gjëja më i mirë që kam bërë në jetë”, shtoi aktorja.

Përveç largimit të presionit të punës, Kidman dhe Urban gjithashtu shmangin përdorimin e teknologjisë para se të shtrihen për të fjetur.

EMISIONET