Më quajtën të mbaruar, Ibrahimovic: Ja si ia mbylla gojën

Zlatan Ibrahimovic njihet për karakterin e tij të fortë dhe këtë e ka treguar dhe pas riaftësimit të rëndë të pësuar në gju. 

35 vjeçari kishte dëmtuar meniskun dhe ligamentet në kyçin e gjurit të djathtë në ndeshjen e Europa League mes Manchester United dhe Anderlehtit në fund të prillit.

Ibrahimovic, tani është pjesë e LA Galaxy, për të bërë një operim të domosdoshëm derisa ka treguar shënjat që ka lënë ky lëndim që kërcenoi karrierën e tij. Sulmuesi veteran ka postuar një fotografi me gjurin e dëmtuar në "Instagram" dhe ka shkruar: Ata thanë që unë e mbarova karrierën. Unë thashë JO!

Ibrahimovic ka pasur një karrierë të ndritur në mbarë Europën duke luajtur për ekipe shumë të forta, por pensionimi për të ende nuk është zgjidhje. Që nga koha sa ka kaluar në Amerika ai ka shënuar 15 gola në vetëm 17 ndeshje të MLS.

“Ata thanë se unë vdiqa, por sa gabim ishin”-deklaroi Ibrakadabra. 


EMISIONET