Me pistoleta në brez dhe në lokal, 2 të arrestuar në Elbasan

Operacioni u kodua "Befasia". Në pranga kanë rënë Arben Trasha, 48 vjeç, banues në lagjen "Shënkoll" dhe Elton Dedja  39 vjeç, banues në lagjen " Visarion Xhuvani".

Ata janë arrestuar "në orët e mbrëmjes së datës 10.08.2018, në  lagjen  ”Beqir Dardha” në ambientet e një bar kafe, pas një reagimi të shpejtë të struktuarave policore bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative. Shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në ambientet e lokalit ku secili mbante me vete  nga një armë zjarri Pistoletë  pa leje.

Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar :   -Dy armë zjarri Pitoleta (”SIG-SAUER” dhe"Bereta", ) dhe 20 fishekë luftarakë..

 - tre automjete  dhe  një sasi prej 250.000 lekesh te reja.    

Materialet hetimore për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake”  parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

EMISIONET